Lorik Cana do të bëhet sërish baba: Pas Boikenit duam një vajzë

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm i ftuar në ‘Wake Up’ në Top Channel ka qenë ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Në nje bisedë për arritjet e fundit, familjen dhe planet e së ardhmes ai zbuloi se dëshiron shumë të bëhet sërish baba.

“Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Monika në fakt do vajzë dhe i ka gjetur emrin që tani. Do që ta quajë Enkelejda”,-ka thënë ai. Siç duket Lorik dhe Monica duan të vazhdojnë traditën e vendosjes së emrave shqiptarë edhe në të ardhmen. Kujtojmë se Bojken është djali i parë i çiftit dhe ka ardhur në jetë tre vite më parë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme