Pavarsisht se ka dhënë “dorëheqjen”, Lorik Cana duket që nuk largohet kurrsesi nga ky sport. Së shpejti do të jetë drejtues i një klubi futbolli ka konfirmuar.
Cana, sipas Shekullit, ka folur për “Lalaziosiamonoi” ku është shprehur:
“Kam një fondacion në Kosovë, ku jam themelues dhe president, punoj me të vegjlit. Merrem pak edhe me televizion, por brenda dy viteve do të filloj një karrierë si drejtues në botën e futbollit profesionist”, ka thënë Cana.
“Nuk dua absolutisht të largohem nga bota e futbollit, do të bëj gjëra të tjera nëpërmjet fondacionit dhe TV-së, por kam dëshirën që të provoj botën e drejtuesve. Ku? Jo në Shqipëri, por gjithsesi në Europë”, ka shtuar Cana.