Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka publikuar listën e futbollistëve për 2 takimet e radhës, miqësoren kundër Marokut dhe ndeshjen e parë të kualifikueseve ndaj Maqedonisë.
Në një konferencë për medie, tekniku italian i dha lamtumirën mbrojtësit Lorik Cana duke konfirmuar se veterani kosovar nuk do të jetë më kapiten i kuqezinjve.
“Dua të falënderoj Canën për kontributin që ka dhënë tek Kombëtarja. Nga sfida kundër Marokut ai nuk do të jetë më kapiten i kuqezinjve, ndërsa ditët në vijim do të vendosim lojtarin që do mbajë shiritin e liderit”, deklaroi De Biasi.