Legjenda e futbollit shqiptar e ka vizituar gjatë fundjavës ekipin e tij të zemrës, Olympique Marseille
Lorik Cana e pati një karrierë të bujshme, shkruan Gazeta Express.
Ish-futbollisti nga Kosova ka luajtur në klube të njohura evropiane, por e ka pranuar se njërin prej tyre e ka në zemër.
Madje, në Olympique Marseille atë e konsiderojnë si një legjendë.
Dhe, ish-mesfushori ofanziv e më pas qendërmbrojtësi shqiptar ia ka bërë një vizitë klubit francez gjatë fundjavës që shkoi.
Ai i ka postuar në Instastory disa foto, ku shihet fanella e tij me numrin 19, fotografia e tij dhe fotografia e ekipit të asaj kohe, që vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e klubit të madh francez.
Pa dyshim, për këtë ndihet krenar Cana, i cili luajti një kohë të gjatë në Kombëtaren shqiptare.
Ndërsa, në nivelin e klubeve ka luajtur në Paris Saint-Germain, Olympique Marseille, Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/lorik-cana-rikthehet-ne-klubin-e-zemres-poston-keto-foto-634530/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright