Dejan Lovren i siguroi tifozëve se Mohamed Salah do të rikuperohej shpejtë nga një dëmtim në kokë pasi Liverpooli u përballë me Newcastle të shtunën.
Ylli egjiptian pësoi një tronditje në kokë pas përplasjes me portierin vendas, Martin Dubravka në pjesën e dytë të ndeshjes, e cila u fitua në mënyrë dramatike nga ‘Të Kuqtë’ 2-3.
Salah qëndroi në fushë për disa momente, përpara se të zëvendësohej me heroin Divock Origin, që shënoi golin e fitores, transmeton lajmi.net.
Liverpooli luan me Barcelonën të martën në ‘Anfield’, pas humbjes turpëruese 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Tifozët shpresojnë në një rikthim, kjo pasi Salah duket të jetë gati për sfidën ndaj Barcës.
Një tifoz i L’pool komentoi te postimi i mbrojtësit Dejan Lovren, që kishte postuar një foto me Salah, duke i kërkuar informacione se a do të jetë i gatshëm për të martën mbrëma.
Kroati iu përgjigj dhe konfirmoi se 27-vjeçari do të jetë gati për skuadrën katalanase.