Në Gjermani nuk është shëruar akoma plaga e eliminimit nga Botërori që në fazën e grupeve.
Për herë të parë në historinë e tyre, ata nuk arritën ta kalojnë këtë fazë, një turp që nuk mund të kalojë me kohën, por sipas tyre duhet dhe shumë punë.
Trajneri Joachim Löw, të mërkurën duhet të shpjegojë publikisht arsyet se përse kombëtarja nuk funksionoi në Botëror, e gjithashtu të zyrtarizojë listën për ndeshjet kundër Francës me 6 shtator e Perusë me 9.
Pritet një ndryshim brezash, ku kampionë si Khedira, Müller dhe Boateng rrezikojnë vendin e tyre, ndërkohë që Mesut Özil e ka deklaruar me kohë tërheqjen nga Kombëtarja.
Lojtarë si Brandt, Sané apo Goretzka pritet të kenë më shumë përgjegjësi, por, problemi më i rëndë është edhe situata në dhomën e zhveshjes, ku ka një ndasi mes lojtarëve gjermanë dhe atyre të natyralizuar, transmeton “SS”.
Ky nuk është një problem që duhet nënvlerësuar, sepse nëpër akademitë e klubeve, 30% e lojtarëve nuk kanë origjinë gjermane. Situata nuk është e lehtë, por në Gjermani shpresojnë ta shohin “Die Mannschaft” aty ku i takon.