Sipas rezultateve fillestare që i ka publikuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, kandidatët për kryetarë të komunave të LSDM-së udhëheqin në 43 komuna, të VMRO-DPMNE-së në 14, të BDI-së në nëntë. Nga 42,18 për qind të votave të përpunuara, ose 1.468 nga gjithsej 3,480 vendvotime, LSDM-ja udhëheq në Manastir me Natasha Petrovskën, e cila ka fituar 60.37 për qind në krahasim me Zoran Ilioskin nga VMRO-DPMNE me 35.08 për qind, në Bogdanci prin Bllazhe Shapov nga LSDM-ja për 65,83 për qind në krahasim me Nikolla Roglev – 32,66 ndërsa në Gjevgjeli, Sasho Pockov nga LSDM-ja me 56,67 për qind është para Ivan Frangov nga VMRO-DPMNE me 39,76 për qind. Edhe në Kumanovë prin Maksim Dimitrievski nga LSDM me 56,72 krahasuar me Zoran Georgievskin nga VMRO-DPMNE me 34,54 ndërsa në Berovë kandidati i LSDM-së Zvonko Pekevski prin me 65.55 në krahasim me VMRO-DPMNE, Nikolla Atanasov, i cili ka 31.10 për qind. Në Haraçinë udhëheq Milikie Halimi nga LSDM-ja me 59,09 për qind, ndërsa i dyti është Isuf Besliu nga BDI-ja me 19.89 për qind. Në Veles tan për tani në një udhëheqje të vogël është kandidati i LSDM-së, Ace Kocevski me 51,36 në krahasim me Sllavço Çadiev nga VMRO-DPMNE me 43,52 dhe baraz është në Gjorçe Petrov midis Aleksander Naumovskit nga LSDM-ja dhe Vllado Misajlovski nga VMRO-DPMNE. Në Gazi Baba në kryesim të lehtë është Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 49,03 në krahasim me Boris Georgievskin nga LSDM – 44, 75, ndërsa në Shtip udhëheq Ilço Zahariev nga VMRO-DPMNE me 56,55 për qind në krahasim me Bllagoj Boçvarski nga LSDM – 39. Në Tetovë, Teuta Arifi udhëheq me 29,54 në krahasim me Bilall Kasamin nga BESA 23,54. Në Bogovinë udhëheq Berzah Bejtullahu BDI me 39,93 para Minur Asanit nga BESA me 29,99, në Bosilovë kandidati i LSDM-së Zoran Zimbakov është në kryesim të lehtë me 48,89 para Lupço Kolev nga VMRO-DPMNE me 47,59. Në Bërvenicë, një grup zgjedhësish udhëheqin me 38,03 para Mirko Stefanovskit nga LSDM-ja me 24,03, në Vallandovl udhëheq Pero Kostadinov nga LSDM-ja me 54, 36 para Nikollçe Çurlinovski nga VMRO-DPMNE me 35,50. Në Vasilevë udhëheq Marjan Janev nga LSDM me 51,85 para Vanço Stojanovit -45,76, në Vinicë udhëheq Martin Pavllov nga VMRO-DPMNE me 52,07 para Ivica Dimitrov nga LSDM 42,75, në Vrapçishtë, Gajur Rushiti nga BDI me 38,76 është përpara Isen Shabanit nga Aleanca për Shqiptarët me 34,23. Kandidati i LSDM-së për Gradskon, Robert Peshovski me 51,26 të udhëheq para Zhaneta Çausevskit nga VMRO-DPMNE me 32,83, në Debarcë kryeson Zoran Nogaçeski nga LSDM-ja me 69,43 para Igor Trajkovskit me 27.39 për qind të votave dhe në Dellçevë, Goran Trajkovski nga LSDM-ja me 57,80 është para kandidatit Ivan Sokollov ga VMRO-DPMNE me 37. LSDM me kandidatin për Demir Hisar, Mirçe Pavllov kryeson me 57.86 para Lupço Bllazhevski t- 38,26 në Dojran prin Ango Angov nga LSDM me 60,20 para Borçe Stamov – 33, 81. Në avantazh të bindshëm është edhe kandidati për kryetar i LSDM-së, për Krivogashtan, Rubinço Shefterovski, i cili udhëheq me 62,74 para Toni Zatkovskit nga VMRO-DPMNE me 34,51, ndërsa në krushevë, kandidati i LSDM-së Tome Hristovski me 54 për qind është para Gjorgji Damçevskit nga VMRO-DPMNE me 41,56 për qind. Në avantazh është LSDM edhe në Makedonska Kamenicë ku kandidati për kandidatja për kryetare Sonja Stamenkova prinë me 52,09 për qind ndërsa Darko Mitrevski nga VMRO-DPMNE ka 44,95 në Makedonski Brod ku Zhivko Siljanoski udhëheq me 46,88 para Milosim Vojneski ga VMRO-DPMNE me 25 për qind dhe në Negotinë ku Toni Dellkov me 52,17 është para Zllatko Penkov nga VMRO-DPMNE-së me 45,05 për qind. Në udhëheqje të lehtë është LSDM në Novosellë, ku kandidati për kryetar komune Boro Stojçev ka fituar 55,15 për qind para Bllagoj Velkov me 40,93, në Ohër ku Jovan Stojanovski me 49,84 për qind para Mitko Talevskit nga VMRO-DPMNE me 43 99 dhe në Probishtip ku Dragan Atanasov me 50,61 ndaj Toni Tonevskit nga VMRO-DPMNE me 44,64. Në avantazh është edhe kandidatja për kryetar komune e LSDM-së për Nagoriç të Vjetër, Zhaklina Jovanovska me 49,19 për qind para Jelena Jakimoviq nga VMRO-DPMNE me 31,85. Në Strumicë, kandidati i LSDM-së Kosta Janevski me 59,47 për qind prinë para Marjan Bajraktarov nga VMRO-DPMNE me 38,08 për qind. Në Likovë, kandidati i BDI-së Erkan Arifi udhëheq me 56,68 para Shaban Zendelit nga BESA me 26,61, në Llozovë prin Aco Vellkovski nga LSDM-ja me 62,24 para Jordan Ilievskit nga VMRO-DPMNE me 24,74 dhe në Mavrovë – Rostushë prin Medat Kurtovski nga LSDM-ja me 52,44 para Alim Bilalli nga VMRO-DPMNE me 22,29. VMRO-DPMNE kryeson në Novac ku kandidati i tyre Llazar Koteski ka 48,18 për qind para Lube Kuzmanoskit të LSDM-së me 36,37, në Petrovec, ku Borçe Mitevski me 63,04 për qind është para Zvonko Cvetkovskit nga LSDM me 31,06 për qind, ndërsa në Pehçevë Igor Popovski ka 48,14 për qind në krahasim me Dragan Trençovski nga LSDM-ja, e cila ka 47,33 për qind. Në kryesim të lehtë është kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së në Sveti Nikollë Zoran Tasev me 48,27 për qind para Sasho Velkovskit nga LSDM-ja me 46,87, ndërsa në Sopishte të Shkupit kandidati i VMRO-DPMNE-së Stevçe Tërpovski prin me 56,90 para Dalibor Bogdanovskit nga LSDM-ja me 39,57 për qind. Në Prilep kryetari aktual i komunës nga VMRO-DPMNE Marjan Ristevski me 51,77 për qind është në një epërsi të lehtë ndaj Ilija Jovanovskit nga LSDM me 44,69 për qind. Sipas rezultateve të përpunuara në Dollnen udhëheq Peco Vajgaleski nga VMRO-DPMNE me 58,29 para Bilal Karishiq nga LSDM me 31,31 në Zhelinë – Blerim Sejidi nga BESA – 47.69 para Fatmir Izairit nga BDI – 41,12 në Zelenikovë – Gievski nga LSDM me 66,85 është para Aleksandar Manevskit nga VMRO DPMNE me 26,85 në Jegunovcë udhëheq Darko Bllazhevski nga LSDM me 58,26 para Toni Kocevskit – 33, 91 në Kavadar – Mitko Jançev nga VMRO-DPMNE udhëheq me 51, 87 para Betijanev Kitev nga LSDM me 45.07 në Karbinci udhëheq Jordan Nasev nga LSDM-ja me 59,42 para Zoran Minov nga VMRO-DPMNE – 30,43. Në Kërçovë – Vllatko Sajkovski ga VMRO-DPMNE kryeson me 48,72 para Fatmir Dehari i BDI-së – 44, 09, në Kratovë – Ljupco Bojaxhiev nga LSDM ka 55,06 dhe Mite Andonovski – 39.24 në Kriva Pallankë – Borjanço Micevski nga LSDSM me 57, 23 udhëheq para Arsenço Aleskovski – 39.73. Në Studeniçan udhëheq BDI me kandidati i tyre Femi Junuzi, i cili ka 31,21 për qind në krahasim me Rexhep Memedin nga BESA – 28,87, ndërsa në komunën e Çairit të Shkupit udhëheq Visar Ganiu nga BDI me 58,88 për qind para Nermin Tellovskës nga VMRO-DPMNE me 22,43 për qind. Në Mogillë, kandidati nga grupi i votuesve Stevo Pivkovski udhëheq me 38,07 për qind të votave para Jasna Gulevska nga LSDM-ja me 35,30 për qind, ndërsa në Rankovcë, Ivica Toshevski nga grupi i votuesve udhëheq ne 57,52 për qind para Robert Simonovskit nga VMRO-DPMNE me 38, 93 për qind. Për komunat e tjera tani për tani nuk ka të dhëna të publikuara, raporton TV21.