LSI-ja i hakmerret Ramës me padi

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 14:15 | Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar hakmarrjen ndaj kryeministrit dhe ish-aleatit qeverisës, Edi Rama.

Me vendimin e sotëm, LSI duket se ka arritur ekstremin, ku jo vetëm e ka paditur Ramën në Prokurori për shkelje ligji, por ka kërkuar edhe që ai të dërgohet në psikiatri.

CityNews iu sjell më poshtë njoftimin e plotë të LSI, e cila udhëhiqet “de fakto” nga Ilir Meta dhe që pretendon se kryeministri Rama nuk është i aftë të drejtojë vendin.

Më poshtë njoftimi i plotë i LSI-së:

LSI padit Kryeministrin ne Prokurori.
LSI: Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policine te marre vota per PS.
LSI: Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit
LSI: Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet
LSI: Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet
LSI: Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore
LSI: Shkeljet që nga Kushtetuta dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, si pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 Maj 2017
LSI: Nëpërmjet këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore
LSI: Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor
LSI: Thirrjet e Ramës tregojnë se ky shtetas ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale
LSI: Nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv
LSI: Çmojmë objektivisht fillimin e ndjekjes penale, dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë cështje
LSI: Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri
LSI: Këto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore.
LSI: Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike
LSI: Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
LSI: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit
LSI: Shprehim gatishmërinë dhe vendosmërinë e saj për zbatimin e ligjit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme