Luana Vjollca ka treguar sekrete nga fëmijëria, daljet e para në ekran dhe deri tek suksest e tanishme.
Ajo ka treguar se në fillimet e saj në muzikë është përballur me shumë fyerje, megjithatë tani ia ka dalë.
Luana është ndalur të tregojë për fillimet e saj në karrierë tek emisioni “Fiks Fare” ku pati daljet e saj si velinë.
“Kur isha 15 vjeçe kam filluar punë në “Top Channel”. Në të njëjtën kohë isha kërcimtare në një emision investigativ si një “vajzë e vogël, e ëmbël”. Unë thyeva rregullat në këtë emision sepse për herë të parë unë kërkova të drejtën të flisnim dhe për herë të parë ne morëm mikrofonat, që nga ajo kohë unë nuk kam ndaluar së foluri”, tregon Luana.