Ajo është një prej yjeve shqiptare që tashmë ka bashkëpunuar me shumë prej brendeve të njohura.
Fjala është për artisten Luana Vjollca, e cila së fundmi duket se ka bashkuar forcat me markën e famshme të modës, Philipp Plein.
Këtë e ka bërë të ditur përmes fotosesionit të fundit të realizuar, ku shfaqet atraktive në një kostum leopardi.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi dy milionë ndjekës në rrjetet sociale, ka mahnitur në setin e veçantë fotografik.
“Philipp Plein, familje”, ka shkruar ajo.
Komplimentet krahas fotografive nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.
Luana këtë kohë është në përgatitje edhe të një projekti të ri muzikor që pritet të lansohet së shpejti.