Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e publikut.
Kjo, për shkak të punës së saj në fusha të ndryshme, por duke mos anashkaluar edhe nga postimet e përditshmërisë.
Bukuroshja bionde së fundmi ka filluar edhe pushimet në bregdet, ku po ndan në mënyrë të vazhdueshme imazhe atraktive.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur me një palë bikini ngjyrë të verdhë, ndërsa në rend të parë ka vënë gjoksin.
Flokët e gjata ka vendosur t’i lë të lira mbi supe, ndërsa në disa pjesë të trupit ajo është parë të mbante aksesorë.
Luana përndryshe njihet për linjat e formësuara trupore, të cilat i ka përfituar përmes ushtrimeve të shumta.
Theksojmë se “Loca” mban titullin projekti i saj i fundit muzikor, që erdhi në bashkëpunim me Jay Santos.