“Kam marrë super komplimente” Luana Vjollca zbulon surprizën që ka rezervuar në emisionin e “KUSH LUAN”
Luana dhe muzika janë duke ecur paralelisht me njëra tjetrën dhe këtë Luana e ka vërtetuar shumë herë.
Pasioni i saj për muzikën është rritur bashkë me të.
Luana është ndër moderatoret më të mira në vend, këtë e ka dëshmuar edhe vet ajo duke drejtuar tash e disa vite shumë emisione argëtuese e që kanë rezultuar shumë të suksesshme, kështu duke u pëlqyer shumë nga një audiencë mjaftë e gjerë.
Emisionin që po e drejton tash e disa vite moderatorja, është emisioni “SHIKO KUSH LUAN” dhe është ndër emisionet më të shikuara në vend.
Megjithatë gjatë këtyre gjithë këtyre viteve mund të numërojmë në gishta kur këngëtarja ka kënduar.
Si duket në puntatën që po vjen këtë të shtunë, Luana ka një surprizë për publikun.
Këtë puntantë ajo do t’ja kushtoj 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe kjo ishte arsyeja që moderatorja do të këndojë.
Këtë e ka bërë të ditur vet moderatorja përmes një video që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Përkrahë fotos ajo ka shkruar, për 28 nëntor në “Shiko kush luan” kam kënduar live! Dhe mezi po pres ta dëgjoni se kam marrë super komplimente!
Kujtojmë se Luana është duke publikuar këngën e saj më të re, këtë e ka treguar vet ajo në një postim që ka shpërndarë në Instagram. Kënga po pritet të publikohet dita ditës, por për më shumë detaje lidhur me projektin e saj më të ri ende nuk ka.