Majlinda Kelmendi po i bën përgatitjet e fundit para paraqitjes në Lojërat Evropiane, që më vonë këtë muaj mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Majlinda synon medalje në Lojërat Evropiane, por edhe në Kampionatin Botëror të Xhudos, që prej 25 deri më 31 gusht mbahet në Tokio të Japonisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në Tokio, Majlindës konkurrencë pritet t’i bëjnë xhudistet japoneze, para së gjithash e talentuara Uta Abe.
Abe (18) është kampione aktuale e botës në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërkohë që Majlinda është kampione aktuale olimpike. Majlinda i ka edhe tre tituj të Evropës e dy tituj të botës.
Madje përballja e saj eventuale me Aben po vlerësohet se mund të jetë pika kulmore e Kampionatit Botëror. Një vlerësim të tillë të enjten e ka dhënë sajti i specializuar i xhudos “Judo Inside”.