Orwell thotë se gjuha politike është krijuar për t’i bërë gënjeshtrat të duken të vërteta.
Dhe, paturpësisht, këtë po e bën edhe Albin Kurti.
I bëri gjashtë muaj në krye të Qeverisë, por ende po vazhdon të performojë si mashtrues dhe jo si kryeministër.
Dihet që njerëzve u pëlqen të thonë se konflikti politik është midis së mirës dhe së keqes. Por, konflikti i vërtetë, siç po e dëshmon çdo ditë vetë Kurti, është vetëm midis së vërtetës dhe gënjeshtrës. Kjo e fundit është arma e tij.
Me paketime politike të gënjeshtrave dhe të statistikave të pakrahasueshme, ai po përpiqet t’i mbajë qytetarët të mashtruar!