Ekonomia Online
FUNDIT

Lufta kundër COVID 19, Fajon thotë se vendet e Ballkanit po e suspendojnë demokracinë

Lufta kundër COVID 19, Fajon thotë se vendet e Ballkanit po e suspendojnë demokracinë

Deputetja sllovene e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, u ka bërë thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, që të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve për mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për parandalimin e COVID-19. Fajon ka thënë se pezullimi i demokracisë nuk është një opision në këto përiudha të vështira që po kalon […]

Deputetja sllovene e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, u ka bërë thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, që të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve për mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për parandalimin e COVID-19.

Fajon ka thënë se pezullimi i demokracisë nuk është një opision në këto përiudha të vështira që po kalon bota.

“U bëj thirrje autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve në mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për të luftuar përhapjen dhe ndikimin e # COVID19 Pezullimi i demokracisë nuk është opsion në këto periudha të vështira”, ka shkruar ajo.

I call on the authorities of the #WesternBalkan countries to ensure the constitutional role of parliaments in overseeing the measures undertaken to fight the spread and impact of #COVID19 Suspension of democracy is not an option in these difficult times. @VladoBilcik @Europarl_EN

— Tanja Fajon (@tfajon) April 15, 2020

Lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër COVID-19, dje ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka bërë thirrje që ekzekutivi kosovar t’i rikthehet Kushtetutës, pasi siç ka shkruar ajo nuk mund të iu caktohet njerëzve edhe ora kur mund të dalin jashtë shtëpive të tyre.

Një masë e tillë e qeverisë Kurti është kritikuar shumë, duke u cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, njëjtë sikurse vendimi paraprak që kufizonte lëvizjen e njerëzve.

#lockdown rules need to follow #constitutional rules in #Kosovo. Rules make more confusion & are not possible to follow will cause more harm. Other countries have limited time to spend outside, but not the hour when one can go out. Gov need to go back to #constitutional basis

— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) April 15, 2020

Duke parë një situatë të tillë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një iniciativë për hartimin e një ligji për luftën kundër COVID-19, meqenëse kufizimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve me vendim të Qeverisë nga Gjykata Kushtetuese është cilësuar si shkelje kushtetuese./ge

Të ngjashme