Lufta ndaj COVID-19, Zemaj me një mesazh të rëndësishëm për qytetarët

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një video-mesazhi iu drejtua qytetarëve duke iu rikujtuar respektimin e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 që u publikua gjatë së martës.

Zemaj tha se beteja e përbashkët kundër COVID-19 do të vazhdojë, ndërsa durimi dhe disiplina e qytetarëve kanë shpëtuar shumë jetë.

Megjithatë, ai thekson se tashmë nuk mund të ndalemi në gjysmë të rrugës dhe se nuk mund të kthehemi mbrapa, duke iu kërkuar qytetarëve të respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së.

“Kemi një mesazh të qartë: Përdorini manualin! Bartni maska! Mbani distancën dhe mirëmbani higjienën”, thotë Zemaj.

Ndryshe, manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me COVID-19.

Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Të gjitha institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë Manual, varësisht nga specifikat e tyre. 

https://www.facebook.com/501036319943253/videos/260179838596183/?v=260179838596183

Të ngjashme