Lufta në Ukrainë: Rriten ndjeshëm çmimet e grurit

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e grurit janë rritur ndjeshëm në tregjet globale, pasi Rusia ka paralajmëruar se do t’i ndalojë anijet që shkojnë drejt porteve të Ukrainës.

Çmimet e grurit në bursën evropiane u rritën për 8.2 për qind për ton të mërkurën, ndërsa ato të misrit u rritën për 5.4 për qind.

Kjo pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e OKB-së që siguronte kalim të sigurt për dërgesat e grurit që kalonin në Detin e Zi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në tri netët e fundit, Rusia ka bombarduar hambarët e grurit të Ukrainës në Odesa e qytete të tjera, teksa ka parlajmëruar se nga e enjtja, çdo anije që shkon në Ukrainë, do të shihej si në anën e “regjimit të Kievit”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge, tha se Rusia po planifikonte të godiste anijet civile dhe të fajësonte Ukrainën.

Ndërkohë në një paralajmërim të ngjashëm me atë të Rusisë, Ukraina ka thënë se anijet që shkojnë drejt porteve ruse ose të pushtuara në Detin e Zi mund të shihen si transportues të ngarkesave ushtarake.

Të ngjashme