Lufta për vota: Si po ecën fushata rreth Zgjedhjeve të 9 Shkurtit

Prishtinë | 19 Sht 2024 | 14:15 | Nga Shenoll Muharremi

Ka filluar fushata zgjedhore. Rreth pesë muaj më herët, por gjithcka duket sikur jemi javët dhe ditët e fundit para zgjedhjeve. Kosova po duket që ka arritë me kriju kapacitete, pjekuri dhe shkathësi rreth organizimit të zgjedhjeve. Kjo falë edhe përkrahjes së madhe nga komuniteti ndërkombëtar me vite e dekada. Por tani duhet të fokusohet edhe për hapin pas: qeverisjen, politikat dhe interesin publik.. që zgjedhjet mos të jenë më qëllim në vete, por mjet vetëm.

Dorën në zemër, ende nuk kemi parë asgjë të re apo kreative. Pas ndryshimeve gjeneracionale në partitë kryesore, është normale me pritë me pas diskutime më përmbajtësore dhe fokus tek zgjidhjet, vizioni, programet dhe projektet e reja. Asgjë deri më tani. Gjenerata e reja po sillen e përdorin modelet e vjetra, por kjo ka kohë të ndryshoj javët e ardhdhme. Asnjë zgjidhje nuk po oferohet apo alterativë, kryesisht po kritikohet qeveria pa japur opcione ndryshe më të mira.

Por cilat janë përshtypjet bazë të ditëve të para:

  1. LVV më së shumti deri më tani po bënë fushatë. Nuk ka mundësi me përfitime elektorale që nuk po shftyëtzohet me tentu me poentu. Albin Kurti po sillet sikurse është në presion. Po cili është presioni i tij kur matjet po e vendosin aq komod partinë e parë? Ai mesiguri po ‘panikon’ rreth faktit që pushtetin duhet me nda me një parti tjetër tash e tutje. Ende po shpreson që me i fitu mbi 40% (48% a 50%) që me themelu qeverinë vet.

Kjo nuk është e mundshme e as e arsyeshme. Nëse kjo ndodhë, atëherë kemi dicka jashtëzakonisht gabim dhe sistemi politik ka dështuar. Nuk është aspak normale me pritë pas një fitore aq të madhe mbi 50% me i fitu përsëri 50%. Fundja, mesiguri gjysma e asaj fitore nuk kanë qenë përkrahës të Kurtit dhe LVV po janë vota ndëshkrimi e vota proteste. Qytetarët kanë dashur të e ndëshkojnë një sistem të vjetër, që është shumëkonzumuar dhe ku krimi i organizuar dhe korrupcionin ishin kthyer në normë.

Ajo kohë nuk ekziston më. PDK dhe LDK kanë një lidership të ri. Gjithashtu LVV është e lodhur dhe konzumuar nga pushteti. Kurti është rritur nga 10% në 50% kryesisht se ka qenë jashtë pushtetit. Si të futesh në pushtet, konzumohesh e bie, se nuk ka resurse me i adresu nevojat e qytetarëve.

E mos të harrojmë edhe krizën e inflacionit, rezultatet e dobëta në diplomaci e dhe sidomos arsim. LVV duhet të bie nën 40% dhe ajo do të ndodhë. Mbase 35%-38% është rajoni dhe pritja më reale për Kurtin dhe partinë e tij.

  1. LDK: E filluan fushatën në Lipjan me pompozitet. Ata kanë investuar shumë kohë në organizim të brendshëm dhe përpilim të programit të tyre ‘Rruga e Re’. Narrativi kryesor aktualisht i tyre është që ‘Abdixhiku duhet të jetë kryeministër’. Kështu ata po mundohen të projektojnë një situatë pozitive për partinë e tyre dhe të pozicionohen si alternativë e LVV-së së Kurtit. Ajo cka po mungon deri tani, është rruga e re e tyre. Ky program dhe projektet e saj nuk po prezentohen dhe komunikohen tek publiku.

Mesiguri që LDK po supozon që ‘programet nuk i fitojnë zgjedhjet në Kosovë’, por kjo nuk dmth që është e sakt. Kështu, duke u fokusuar tek kritika ndaj qeverisë, LDK po vazhdon me mbetë në agjendën dhe kurthin e Kurtit… duke folur ditë e natë për temat ku Kurti duket se ka përparësi. Kritikat ekonomike, ku LDK ka përparësi, nuk po përcillen me zgjidhje alternative më të mira. Kështu, qytetari po mbetet paksa i hutuar. Cka ofroni ju zotëri? Po pyetet…

Një fenomen tjetër që kam observuar është grupmosha e elektoratit apo aktivistëve të LDK. Ka qenë për tu habitur se si, së paku nga pamjet që kanë zgjedhur të na tregojnë, aty kishte kryesisht pjesëtarë të moshave të shtyera. Tek LDK po mungon rinia dhe kjo është dicka problematike nëse konfirmohet dhe bëhet sistematike. LDK ka një ekip të ri si menaxhment, por elektorati duket i vjetëruar. E kur dihet struktura e popullatës në Kosovë, kjo mund të jetë problematike.

Megjithatë, kjo parti do të pësoj ndryshime dhe do të modifikoj strategjinë e saj ‘tu pa, tu bë’ javët në vijim. Ndoshta cështja më kritike dhe sensitive e LDK nuk do të jetë fushata por negociatat që do të pasojnë pastaj. A ka kjo parti kapacitete rreth aleancave strategjike dhe negociatave për qeverinë e ardhshme. Si do të sillet dhe negocioj me një LVV dukshëm më superiore në vota? E kam përshtypjen që LDK do të ketë mundësinë e parë të negocioj rreth formimit të qeverisë me LVV por negociatat do të dështojnë për shkak të poziconimeve rigjide të partisë. E nëse LDK mund të bëjë ose organizoj një qeveri pa LVV? Kjo nuk duket e mundshme, se këtë rast e kanë pasur më herët dhe e kanë refuzuar.

Kështuqë, ka mundësi që LDK, edhe pse do të rritet dhe përmirësohet, të mbes në opozitë përsëri. Jo për shkak se nuk ka punuar, por për shkak të pozicioneve dhe taktikave strategjike rreth partneriteteve. Gjithashtu LDK mund të kalkuloj që qeveria e ardhshme është jetëshkurtër. Rrjedhimisht qëndrimi në opozitë i rritë gjasat të del edhe më mirë zgjedhjet hipotetike të shkaktuara rreth zgjedhjes së ‘presidencës’. Ndoshta 21-24% të votave do i kishte fituar nëse do të kishim zgjedhje këtë javë.

  1. PDK ka bërë një lëvizje startegjike rreth zgjedhjeve. Ata kanë ofruar një kandidat për kryeminsitër, që nuk është kryetari i partisë. Partia po udhëhiqet nga grupe të reja dhe kuadro mirë të shkolluara dhe me eksperiencë. Por ende nuk duket se partia nuk është ‘përshëndetur’ me protagonistë të vjetër. E ka një rast të mirë që zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit të propozoj një grup të ri, por kjo nuk duket shumë e mundshme.

Kryetari Krasniqi ka qenë aktiv me intervista këtë javë dhe pjesëtarët e partisë në terren, edhe pse nuk kanë publikuar shumë fotografi. Në vazhdim tash mesiguri partia do propozoj edhe programin e tyre. Përparësitë e PDK do të jenë tek strukturat e tyre në terren gjatë javëve të ardhshme.

Në përgjithësi, fakti që PDK ka propozuar një kandidat më teknik, apo teknokrat për kryeminitër, mundtë i shpaguhet, jo gjatë fushatës, por gjatë negociatave për qeveri. Nëse LDK bëhet arrogante dhe rigjide dhe e humbë mundësinë të bashkëqeverisë me LVV e Kurtit, atëherë PDK ka një rast shumë të mirë.

Shkathësitë e saja do të jenë në fleksibilitetin rreth negociatave për qeveri. Gjithashtu kandidati Hamza mund të jetë një kërcënim më i vogël për LVV dhe Kurtin sesa Lumir Abdixhiku i cili mund të shkatërroj Kurtin nëse i futet nën lëkurë ashtu si dëshiron. Prandaj, PDK do të jetë ‘interesante’ pas zgjedhjeve për shkak se kanë treguar se janë ‘playera’ në strategji të partneriteteve.

Sot PDK dalin më lartë se LDK për disa poenë të vegjël, sipas matjeve të fundit. Por kjo mund të ndryshoj gjatë fushatës gjithashtu. Aktualisht, ndoshta 21-24% kishte me qenë rezultati i kësaj partie nëse kishim spekuluar.

  1. AAK dhe Ramushi. Deri më tani, opozitari më karizmatik ka qenë Haradinaj. Ai ka shkuar ‘all-in’ kundër Qeverisë dhe Albin Kurtit. Por a do të i shpaguhet ta quaj Kurtin, liderin më të popullarizuar ‘shpijun të Serbisë’ mbetet të shifet. Hendikepi më i madh i AAK është e kaluara. Ata janë pjesë e establishmentit të vjetër që nuk ekziston më. Gjenarata e Ramushit, Isa dhe Hashimi nuk janë më në poltikë. Andaj, koha punon kundër Ramushit dhe presioni që ka ai lidhte me këtë. Bashkëpunimi me Nisma vetëm e ka theksuar plagën e AAK. Do i fitoj disa vota por jo edhe të ardhmën.

Sidoqoftë, kjo parti ka kapacitete politike tek gjeneratat më të reja dhe nëse dëshiron, nëse rezultatet nuk dalin të mira, mund, për ndryshim, të filloj një hapje dhe reformë në menaxhimin e partisë. Ka së paku 3-4 persona që mund të bënin punë të mirë si lider i partisë dhe që mund të jenë kompatibil dhe të garojnë me Kurtin, Krasniqin dhe Abdixhikun. Përndryshe AAK mund të jetë një partner i vogël i LDK por bashkë këto dy parti nuk mund të bëjnë asgjë, andaj roli dhe pesha e AAK nuk do të jetë e mjaftueshme të bëhet një faktor. Ndoshta 7-8% të votave, por mund të shkoj edhe 9-10%.

  1. Lista Serbe/Serbët dhe Pakicat Kombëtare: Deri më tani lista serbe që ka pasur një monopol jodemokratik në përfaqësimin e serbëve nuk duket fare në skenë. Në veri kemi disa fytyra të reja që duket sikurse janë freski. Pas largimit të grupeve të krimit në veri, duket se atje do të kemi politikanë të ri dhe kjo është me rëndësi. Por koha derisa ata konsolidohen mund të zgjasë. Deri më tani, fushata ka qenë kryesisht ‘shqiptaro-kosovare’ dhe nuk kemi pasur përfaqësues të pakiace që kanë qenë protagonistë. Por sistemi kushtetues i Kosovës atyre ju garanton vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës, kështuqë edhe incentivet rreth fushatës janë më të vogla krahasur me partitë shqiptare.

…..

Këto mesiguri që janë përshtypje individuale dhe nuk duhet të shiqohen me shumë seriozitet. Fundja, matjet dhe interpretimet nuk janë të bazuara në të dhëna krahasuese, por më shumë përshtpje personale. E si thuhet, gjithkush mund të i ketë ‘opinionet’ e tyre. Kështuqë, kjo ndoshta më shumë mund të shërbej si feedback rreth fillimit dhe hapave të para të fushatës e cila do të intensifikohet dhe zhvillohet në javët e ardhshme. Rrjedhimisht, edhe pozitat e partive mund të ndryshojnë, sipas rezultateve të fushatës dhe terrenit dhe sidomos investimeve në marketing dhe promovim.

Të ngjashme