Nafta vazhdon të qëndrojë aktualisht me tendenca rënëse dhe kjo për shkak të pamundësisë së SHBA-së dhe Kinës për të rënë dakord për një marrëveshje në programin e bisedimeve tregtare.
Duket se tensionet e muajve të fundit kanë përkeqësuar besimin e konsumatorëve dhe kërkesa është ulur.
Megjithatë të dhënat treguan se prodhuesit e Organizatë së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) rritën në gusht prodhimin e naftës për herë të parë për këtë vit.
Zyrtarët kinezë dhe amerikanë ende nuk kanë rënë dakord për kushtet themelore të bisedimeve pas raundit të fundit të tarifave, me mosbesim në rritje nga të dyja palët.
Pavarësisht kësaj, prodhimi i papërpunuar nga OPEC u rrit 0.7 për qind në gusht, me gjithë përpjekjet e grupit për të përballuar kërkesën në rënie.
Nigeria dhe Arabia Saudite udhëhoqën rritjen e prodhimit të OPEC muajin e kaluar, e cila ishte rritja e parë që kur karteli dhe aleatët filluan një raund të ri shkurtimesh të prodhimit në fillim të vitit. OPEC po mundohet të mbështesë çmimet e naftës së papërpunuar pasi lufta e përshkallëzuar ShBA-Kinë po dobëson kërkesën botërore, ndërsa prodhimi amerikan vazhdon të rritet.
“Lufta e tregtare po ushtron presion rënës mbi çmimet e naftës. Raportet e OPEC-it që shënojnë rritjen e parë të këtij viti në muajin gusht, po dëshmojnë se edhe autoritetet janë të dyzuar”, tha Vandana Hari, themelues i Vanda Insights me qendër në Singapor, përcjell Telegrafi.
SHBA dhe Kina nuk kanë arritur të bien dakord gjatë javës së kaluar për të paktën dy kërkesa – një thirrje amerikane për të vendosur disa parametra për raundin tjetër të bisedimeve dhe një thirrje kineze për të vonuar tarifat e reja.
Si rrjedhim, prodhimi i OPEC ra nga 200 mijë fuçi në 29.99 milionë fuçi në ditë në muajin gusht, sipas një studimi të Bloomberg bazuar në vlerësimet zyrtare, të dhënat e anijeve dhe përllogaritjet e ekspertëve.
Grupi dhe aleatët e tij, një koalicion 24-vendesh i njohur si OPEC +, kishin rënë dakord të shkurtonin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë në fillim të këtij viti, por me sa duket shumica e vendeve prodhuese ka hequr dorë nga kjo përqasje në gusht.
Vetëm Rusia, sipas Ministrisë së Energjisë, synon të “përputhet plotësisht” me kufijtë e prodhimit OPEC-ut, duke qëndruar ende në po të njëjtët nivele prodhimi të planifikuar paraprakisht.