Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër mbi gjendjen aktuale poltike dhe ekonomike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Një delegacion nga Lugina e Preshevës do të zhvillojë në 20 maj një vizitë në Tiranë, ku do të pritet në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Sipas agjencisë së lajmeve “Persheva Jonë” delegacioni me 7 anëtarë do të pritet në takim nga presidenti Nishani në orën 18:00.
Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër mbi gjendjen aktuale poltike dhe ekonomike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Pritet të ketë bisedime dhe të nënshkruhen marrëveshje mes dy palëve mbi kulturën, arsimin dhe tekstet shkollore ,ashtu siç u premtua nga Nishani gjatë vizitës në mars të këtij viti në Bujanoc e Preshevë.
Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Riza Halimi, Leme Xhema dhe Shaip Kamberi janë edhe Jonuz Musliu kryetar i KKSH-së, Ardita Sinani, deputeti Fatmir Hasani si dhe kryetarë të partive dhe këshilltarë të tjerë të komunave.