Luizi publikoi klipin e këngës “Përjetësisht” – Kiara bën dedikimin romantik për të

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Çifti Luiz dhe Kiara janë ndër personazhet me të përfolur të momentit.

Dyshja që krijuan lidhje gjatë rrugëtimit të tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale.

Tani që formati ka përfunduar, krahas angazhimeve profesionale, ata po vazhdojnë përkushtimin edhe ndaj njëri-tjetrit.

Ndonëse po përpiqen ta mbajnë jetën private larg syrit të publikut, herë pas here Luizi dhe Kiara nuk i kursejnë komentet në rrjetet sociale.

Fituesi i BBVA 2 publikoi ditën e djeshme (e premte) videoklipin e këngë “Përjetësisht”, dhe në hapësirën e komenteve Kiara bëri një dedikim për të.

Të ngjashme