Romelu Lukaku pritet t’i mungojë Interit në ndeshjen e të mërkurës kundër Sampdorias.
Qendërsulmuesi, i cili ka qenë vendimtar në suksesin e Nerazzurrëve këtë edicion, është në dyshim për sfidën e Serie A.
Ai ka pasur një problem muskulor në takimin e të dielës ndaj Crotones, të cilin zikaltrit e fituan me rezultat 6-2.
Il Corriere dello Sport raporton se 27-vjeçari do të ekzaminohet sërish nga mjekët për të shikuar nëse do të jetë në gjendje që të luajë në mesjavë.
Problemi në kofshën e këmbës së djathtë nuk duket shumë serioz, mirëpo gjasat janë të mëdha që të mungojë kundër Sampdorias, porse ai pritet të kthehet në fundjavë ndaj Romës. /Telegrafi