Romelu Lukaku ka refuzuar Manchester Unitedin. Ai dëshiron të rikthehet në Chelsea.
Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, duhet të kërkoj një sulmues tjetër, pasi Romelu Lukaku nuk dëshiron të transferohet në Old Traffrod, shkruan The Sun.
Reprezentuesi i Belgjikës thuhet se dëshiron të rikthehet te Chelsea, ku ka luajtur disa sezone më herët, përcjell Express.
Lukaku po shkëlqen këtë sezon në Premierligë me skuadrën e Evertonit. Ai është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit anglez.