Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka falur 20 persona të dënuar për ekstremizëm, njoftuan mediat shtetërore të shtunën.
“Të gjithë ata që aplikuan për falje dhe u penduan për atë që kishin bërë,” tha agjencia shtetërore e lajmeve Belta duke cituar shërbimin e shtypit të Lukashenkos.
Lukashenko edhe nëntor të këtij viti i kishte falur edhe 32 persona të tjerë që ishin të akuzuar për të njëjtat vepra penale.
Ai që nga korriku i këtij viti i ka falur gjithsej 178 persona, sipas një raporti të bazuar në të dhënat e grupeve të të drejtave të njeriut, shkruan Reuters