Luksemburgu dhuron 1.45 milionë euro për Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan punimet në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, ku po realizohet renovimi i infrastrukturës dhe instalimi i një ambiografi të ri.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se donacioni është nga Luksemburgu, i vlerësuar në 1.45 milionë euro, prej të cilave 789 mijë euro janë për pajisjen e re, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet kardiologjike.

“Ndodhemi në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK bashkë me ministrin dhe me ambasadorin e Luksemburgut të cilin e falenderojmë nga zemra për këtë donacion jashtëzakonisht të rëndësishëm në vlerë të gjithëmbarshme prej 1 milionë e 450 mijë eurove. Prej të cilëve 789 mijë eurove janë për ambiografin e ri. Ndërkaq, pjesa tjetër për renovim të infrastrukturës. Sipërfaqja e gjithëmbarshme e kësaj infrastrukture që po rinovohet i afrohet 500 metra kator.”,, theksoi Kurti.

Ambasadori Patrick Heck theksoi se mbështetja e Luksemburgut për shëndetësinë në Kosovë vazhdon prej dy dekadash dhe do të intensifikohet edhe në të ardhmen.

“Po, Kosova i shpëtoi jetën nënës sime. Fatkeqësisht, sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundjet numër një në mbarë botën, dhe veçanërisht për njerëzit mbi 50 vjeç. Dhe, janë gjithashtu sëmundjet kryesore këtu në Kosovë, kështu që Luksemburgu po e mbështet fuqishëm sektorin e shëndetësisë, prej dy dekadash, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kjo është vizita e parë për të parë se si po shkon përparimi i punës këtu në Prishtinë, Departamenti i Kardiologjisë, por edhe Departamenti i goditjes në tru. Po kontribuojmë fuqishëm për të mbështetur mirëqenien dhe sektorin e shëndetësisë këtu në Kosovë, dhe madje do të bëjmë shumë më tepër në të ardhmen”, shtoi ai.

Të ngjashme