Luksi i Loredanës: Byzylyku i dorës kushton 61 mijë euro

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Ajo është e njohur për luksin që bën dhe këtë tashmë e ka dëshmuar përmes postimeve në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për reperen shqiptare, e cila jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë, Loredana Zefin, që tanimë po vazhdon të jetë mjaft e komentuar sa për jetën ashtu edhe për të bëmat e përditshme.

Biondja, e ndjekur nga tre milionë njerëz, së fundmi mori vëmendje për një nga paraqitjet me një kostum të gjelbër me vija.

Faqja ‘Shqip Closet’ kësaj radhe ka komentuar çmimet e dukjes së Lorit, duke sjell një vlerë të tërësishme.

Kostumi që ka veshur i ‘Yaismina’ kushton komplet 90 euro, ndërsa vetëm byzylyku i ‘Cartier’ kap vlerën e mbi 61 mijë eurove.

Ajo po ashtu mbante një futrollë të markës ‘Prada’ që kushton hiç më pak se 250 euro.

Të ngjashme