Lulzim Basha, rikthehet në pozitën e kryetarit të PD-së

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Shqipërisë këtë të shtune ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri, ku sërish është rizgjedhur Lulzim Basha.

Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana në një komunikim për mediat, deklaroi se Komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar dhe rezultoi se kanë marrë pjesë në votime 18 052 anëtarë të PD, në raport me listën e miratuar.

“Nga përmbledhësja e procesverbaleve në 72 degë, kanë marrë pjesë 18 052 mijë anëtarë të PD, nga 25 mijë anëtarë në total, që do të thotë që në raport me raportin e listës shkon në 71%. Nga të dhënat rezultoi se 199 fletë votimi ishin të pavlefshme, të vlefshme ishin 17 753 vota të vlefshme, nga të cilat Lulzim Basha ka marrë 16 196 vota ndërsa Gjergji Hani 1657 vota. Sipas të dhënave Lulzim Basha shpallet kryetar i PD-së”, tha Gjana.

Të ngjashme