Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit të tij në Vlorë ka kaluar një moment të sikletshëm.
CityNews ka mësuar se Lulzim Basha, teksa ndodhej me qytetarët ka ka pësuar për një moment humbje ndjenjash deri në gjendje të fikëti.
Kjo gjendje e kreut të opozitës nuk është transmetuar mediatikisht, pasi Basha e ka kaluar atë. Mendohet se humbja e ndjenjave, kreut demokrat i ka ardhur nga qëndrimi me kohë të gjatë në diell nga ku mbajti edhe fjalime, ditën e sotme.
Sigurisht shkak për dobësimin e shëndetit fizik të Bashës është edhe lodhja e madhe e fushatës elektorale, rruga e gjatë nga Amerika dhe dalja e menjëhershme në terren në takim me qytetarët.
CityNews mëson se gjendja e Lulzim Bashës tani është stabil dhe kreu demokrat është shumë mirë fizikisht.