Akuzimi i madh që i bëhet Partisë Demokratike të Kosovës për keqqeverisje është i pavend.
Kjo sipas analistit politik, Ernest Luma që shton se deklarimi i disa liderëve në Kosovë se kundërshtojnë bashkëpunim me partinë e drejtuar nga Kadri Veseli është shndërruar në një trend.
Për të, kryqëzimi që i bëhet kësaj partie për keqqeverisje është i pandershëm, njofton Klan Kosova.
“PDK është më së paku përgjegjëse pse kemi pasur qeveri të keqe”, ka thënë Luma në Info Magazine.
“Përgjegjësinë më të madhe e ka LDK, pasi ajo e ka pasur kryeministrin”, ka shtuar ai.
Më tej për formimin e Qeverisë, Luma ka thënë se i vetmi garant për pritshmëri të mëdha është Ramush Haradinaj nga PAN.