Lumezi: Efikasiteti i Prokurorisë mos të varet nga vullneti e profesionalizimi individual

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 14:34 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të mos varet nga profesionalizimi dhe vullneti individual i prokurorit, raporton Ekonomia Online.

“E rëndësishme është që duhet me funksionuar sistemi, e jo që puna individuale e prokurorëve. Jo të varemi ne prej vullnetit individual dhe profesionalizmit të një prokurori, por duhet të gjithë prokurorët të cilët kanë raste të cilët kanë të bëjnë me konfiskimin e pasurisë duhet të veprojnë me dispozitat ligjore për konfiskim dhe sekuestrim”.

Sipas tij, krimi nuk mundet të ndëshkohet vetëm me sanksione penale, por me konfiskim të pasurisë së atyre që kanë kryer krime.

Këto komete Lumezi i bëri në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku për raportim ishte ftuar Shqipdon Fazliu, koordinator nacional për krime ekonomike.

“Krimi nuk mundet me u ndëshkua vetëm me sanksione penale. Ai ndëshkohet kur konfiskohet pasuria e peronave. E di që ka disproporcion të madh mes konfiskimeve dhe sekuestrimeve. Këtë situatë duhet me marrë më seriozisht e sidomos komisioni për vlerësimin e perfomancës. Komisioni duhet patjetër edhe ndonjë lënde që ka të bëjë me konfiskimin”, ka thënë Lumezi.

Lumezi ka folur edhe për pasurin e paligjshme ku ka thënë se ka mungesë të informacioneve duke shtuar se nuk është punë e prokurorit por është punë e Administratës Tatimore.

Ai ka thënë se duhet me kërkuar informata dhe nëse ka një pasuri milionëshe dhe nuk ka paguar asnjë tatim, atëherë rasti duhet të paraqitet.

Shqipdon Fazliu, koordinator për krime ekonomike, ka paraqitur raportin për tre mujorin e fundit. Sipas tij, ka mospërputhje të statistikave sa i përket konfiskimeve e sekuestrimeve.

“Kosova nuk gjendet shumë mbrapa me botën për konfiskimet e pasurisë paligjshme për personat me përgjegjësi të lartë. Sa u përket trendit për rastet e zgjidhura ekonomike mbi 96% e rasteve janë të zgjidhura numri i rasteve në pritje po shkon tu u rrit dhe jo tu u zvogëlua. 287 persona ose 57% kanë zgjidhur lëndë Prokuroria Themelore bashkë më atë Prokuroria Speciale. Kurse 37% kanë pushuar hetimin e lëndëve. 37% të automjeteve janë sekuestruar nga prokuroria”.

Bari Hyseni, ka pyetur për çështjen e konfiskimeve dhe sekuestrimeve, raporton EO.

“Duhet koordinatori kombëtar t’i drejtohet këshillit gjyqësor sepse duhet konfiskimet të jenë ato që ne rekomandojmë. Duhet ta dimë se cila është puna e MD. Sekuestrimi po shkon mire por jo edhe konfiskimi”, tha Hyseni.

Kreu i KPK-së, Blerim Isufaj ka pyetur Fazliun nëse janë takuar ndonjëherë me bordin këshillëdhënës i cili kryesohet nga Ministri Drejtësisë, por Fazliu ka treguar që vetëm një takim është mbajtur gjatë kohës kur ishte Hajredin Kuqi ministër.

Edhe pse kishte kërkesa nga koordinatori ishte bërë shumë herë por që nuk kanë arritur te marrin një përgjigje nga ministrat e drejtësisë te cilët janë të shumtë që janë ndërrua nga ajo kohë kur Kuqi ishte ministër i Drejtësisë.

Të ngjashme