Lumezi: Nëse është e nevojshme do të kërkojmë ndihmë juridike nga ambasada Amerikane për rastin Dehari

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sqaron opinionin se disa media kanë keqinterpretuar deklaratën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhënë mediumit “Abresh.info”, më datën 24.10.2019, me titull “Kryeprokurori Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada Amerikane për hetimin e rastit të Astrit Deharit”.

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ju informon se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, decidivisht ka deklaruar se nëse është e nevojshme, pas ndërmarrjes se të gjitha veprimeve të duhura nga autoritetet vendore për ndriçimin e plotë të rastit të Astrit Deharit, do të kërkohet ndihmë juridike nga Ambasada Amerikane në Kosovë. 

Në këtë kontekst, kjo ndihmë eventuale do të realizohet nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare me anë të ekspertizave dhe ekzaminimeve profesionale, të cilat janë të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të procedurës penale të këtij rasti, ashtu siç parashihet në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme