Një banor i fshatit Malishevë të komunës së Gjilanit ka dërguar pamje të lumit të fshatit i cili ka marrë ngjyrën e kuqe. I njëjti pretendon se një thertore po i hedh mbetjet në lumë.
Lidhur me rastin, shefja e kabinetit të kryetarit të Gjilanit Arbenita Sopi, tha për Gazetën Express se inspekcioni ka dal në vendin e ngjarjes dhe raste të kësaj natyre ka pasur gjatë ditës së djeshme edhe në lokacione tjera në komunën e Gjilanit.
“Është e njoftuar për rastin drejtoresha e Inspekcionit dhe e ka dërgu një ekip në vendin e ngjarjes”, tha Sopi për Gazetën Express.
Sipas banorit, fotografitë janë realizuar mëngjesin e sotëm.
Më poshtë shihni pamjet: