Abdixhiku në Heritage Foundation diskuton për aspiratën e Kosovës në anëtarësim në NATO

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur nga zëvendëspresidenti, James Caragano në Heritage Foundation, i cili është një ndër institucionet më me ndikim në SHBA.

Nga LDK-ja kanë thënë se në këtë takim është diskutuar për aspiratën e Kosovës në anëtarësim në NATO.

“Në këtë takim, u shtruan pikëpamjet mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon dhe qasjen e domosdoshme amerikane mbi këto zhvillime afatgjate. Me theks të veçantë u diskutua për aspiratën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO. LDK, si parti e qendrës së djathtë dhe Heritage Foundation, institucion i ndërtimit të politikave konzervative amerikane me ndikim shumë më të gjerë, ndajnë mendime të përbashkëta ideologjike në rregullimin ekonomik, politik e strategjik”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Të ngjashme