Duke komentuar mbi qeverinë e sapozgjedhur të Kosovës, eurodeputetja e gjelbër dhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, njëkohësisht raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek është shprehur se Qeveria e re e Kosovës duhet të fillojë trajtimin e problemeve urgjente të Kosovës që nga dita e parë
“Një rrugëdalje nga kriza ekonomike, iniciativa për tërheqjen e investimeve, krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht në fushën e burimeve të ripërtëritshme dhe efikasitetin e energjisë dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit për qytetarët.” ka thënë Lunacek.
Ajo më tej ka nënvizuar se sigurisht që institucionet dhe sundimi i ligjit duhet të forcohen, duhet të intensifikohet e drejta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Eurodeputetja më ka shtuar se “Ky aspekt i fundit është gjithashtu një nga dy që nevojiten për të bërë të mundur që ne në BE të vazhdojmë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës: historia për bindjet e nivelit të lartë për korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet të përmirësohet seriozisht.”
Por Lunacek edhe Haradinajt ia përkujton Demarkacionin duke thënë ” Siç dihet mirë është ratifikimi i shpejtë i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi nga ana e Kuvendit.”
Më tej shton se rruga e Kosovës në BE duhet të intensifikohet, për shembull duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, si dhe Axhendën Evropiane të Reformës.
“Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë fqinjë, gjej faktin se Lista Srpska ka votuar për ish-Udhëheqësin e UÇK-së Ramush Haradinaj si Kryeministër një sinjal pozitiv për vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë: “Realizmi” është gjithashtu çfarë kërkon presidenti serb Vuçiç, kështu që shpresoj se përparimi në rrugën e tij!” përfundon deklaratën Lunacek. (albeu.com)