Lunacek: Votoni ata që luftojnë krimin e organizuar

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 09:28 | Nga

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka përcjellë një mesazh gjatë ditëve kur edhe po zhvillohet fushata zgjedhore.

Lunacek ka bërë thirrje që të mos votohen njerëzit të cilët nuk i garantojnë qytetarët e Kosovës se do t’i plotësojnë dy kushtet për liberalizimin e vizave: Demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar.

Ndër të tjerash në konferencën e nesërme do të flasin, raportuesja për Kosovën, në PE, Ulrike Lunacek, i pari i PDK-së Kadri Veseli, ministri në largim Arsim Bajrami si dhe ministrja në largim, Mimoza Ahmetaj dhe përfaqësues të tjerë të vendit.

Në këtë konferencë gjithashtu o të bëhet votimi për dy draft rezolutat për: Luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Instituti Cilesore per Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT) ne bashkepunim me “BETA e.V” neser nga ora 10:00, eshte ceremonia kryesore e Konferencës 6 ditore “Model European Union Kosova 2017” e cila mbahet ne Parlamentin e Republikes se Kosoves me date 6 Qershor 2017!

Ulrike Lunachek ka bere thirrje qe te mos votohen njerëzit të cilët nuk i garantojnë qytetaret e Republikës së Kosovës se do t’i plotësojnë dy kushtet për liberalizim te vizave: Demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar!

Me fjalë rasti do të na nderojnë:

1. H.E Ulrike Lunachek – Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian

2. Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit

3. Arsim Bajrami – Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

4. Mimoza Ahmetaj – Ministre e Integrimit Evropian

5. Osman Shahini – Sekretar gjeneral ne Ministrinë e Diasporës

6. Xhevat Bajrami – Drejtor i departamentit per rini ne MKRS

Neper përfundimisht do të bëhet votimi mbi dy draft rezolutat për temat e trajtuara gjatë konferencës:

– Luftimi i krimit te organizuar dhe Terrorizmit

– Liberalizimi i vizave për Kosovën

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme