Lushaku: Qeveria Kurti është vonuar në krijimin e një platforme për dialogun

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Jehona Lushaku, ligjëruese e Integrimeve Evropiane, ka thënë që Qeveria Kurti 2 është vonuar në procesin e krijimit të një platforme për dialogun.

Lushaku në Info Magazine në Klan Kosova theksoi që gjë kjo nuk është në favor të Kosovës.

“Kjo qeveri është paska vonë për krijimin e një platforme dhe diskutimi të mirëfilltë për dialogun. Dje e kemi parë që përfaqësuesit tanë kanë shkuar në Bruksel pa një qëndrim të qartë për dialogun dhe kanë kërkuar të shtyhet për një kohë dhe kjo gjë nuk është në favorin e Kosovë. Ata kanë shkuar pa një qëndrim të qartë dhe kjo nuk është në favorin e Kosovës pasi kërkohet një strategji më të përshpejtuar”.

Lushaku tutje tha se nëse partitë politike do të arrijnë që të përfshihen në procesin e dialogut atëherë “konsensusi më i gjerë brenda subjekteve politike, do të jetë më lehtë i mundshëm”.

“Një gjithëpërfshrirje jo vetëm mes partive politike, por edhe e shoqërisë civile dhe institucioneve më relevante, do të ishte i dobishëm edhe për vet dialogun”, u shpreh ajo.

Të ngjashme