Lushaku-Sadriu Kurtit: Të gjithë fëmijët e Kosovës i meritojnë shkollat e çerdhet me standard norvegjez

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, rreth sistemit të arsimit.

Ajo thotë se është dëm i madh që fëmijët po shkollohen në të njëjtën formë si janë shkolluar paraardhësit e tyre.

Lushaku-Sadriu ngrit dilemat se Kurti nuk bashkëndjen me formën aktuale të sistemit arsimor, pikërisht për shkak se vet nuk e dërgon fëmijën në shkollë të vendit.

“Të gjithë fëmijët e Kosovës i meritojnë shkollat e çerdhet me standard norvegjez” tha ajo, duke iu referuar vajzës së Kurtit.

Të ngjashme