Kryetarja e Forumit të Grave të Lidhjes Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë që Qeveria Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe demokratik të Kosovës.
“E humbur në mes të skandaleve, sot qeveria paska vendosur t’a godasë prokurorinë me video propagandizuese”, ka shkruar Lushaku në Facebook.
“Çka të thuhet për një qeveri që po rrezikon rendin demokratik të vendit-ndarjen e pushteteve; qeveri që angazhimin dhe energjine e saj e përdor veq në PROPAGANDË e KRIZA për të mbijetuar; qeveri që në vend të rezultateve servon KORRUPSION, ARROGANCË e PAAFTËSI për zgjidhje problemesh; qeveri që nuk ka realizuar as gjysmën e aktiviteteve të parapara”.
“Në shërbim të kujt ështe Qeveria Kurti? Në shërbim të qytetarëve e shtetit të Kosovës, JO!”