Ekonomia Online
FUNDIT

Lushtaku: Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Thaçit e Veselit

Lushtaku: Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Thaçit e Veselit

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli. Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit, dhe se ata do të dalin fitimtarë nga ky proces. “Konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi dhe […]

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit, dhe se ata do të dalin fitimtarë nga ky proces.

“Konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, është një sfidë e radhës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata do të dalin fitimtarë nga ky proces”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngjashme