Lushtaku kërkon që Autoriteti i Konkurrencës të raportojë për pagesat e udhëtimeve zyrtare: Janë anti-ligjore

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 11:43 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që Bordi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) të raportojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia Online.

Arsyeja sipas tij janë pagesat e AKK-së lidhur me disa udhëtime zyrtare. Këto, Lushtaku i quajti anti-ligjore.

“Kemi parë disa të gjetura që kishim dashtë të diskutojmë me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës që ka të bëjë për disa udhëtime zyrtare anti-ligjore që kanë mbështetur disa konsulentë me blerje të biletave dhe të akomodimit”.

“Prandaj është e domosdoshme që AKK të ftohet të raportojë për këto keqpërdorime”, u shpreh ai.

Ndër të tjerash, ky Komision ka votuar një sërë raportesh vjetore financiare: Raportin vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, ai i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2022, për Radio Televizionin e Kosovës për vitin 2022, ai Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022, ishin disa nga raportet vjetore financiare që u votuan.

Të gjitha votat ishin të deputetëve të mazhorancës, ndërsa partitë opozitare nuk morën pjesë fare në votim.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme