Kryesuesi i komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Medie, Mërgim Lushtaku ka kërkuar që qytetarët të mos gjobiten sa i përket masave kundër Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Ai pas mbledhjes së komisionit tha se kanë marrë një varg ankesash nga qytetarët sa i përket këtyre masave.
“Diskutuam për problemet që hasin komunat e Kosovës dhe lidhur me mbështetjen. Kemi marr shumë shqetësime nga qytetarët dhe e kemi vëzhguar me kujdes masat që i ka ndërmarrë Qeveri”.
“…kemi parë që ka pasur edhe ankesa në kushtetuese nga presidenti ku ka rezultuar se me aktgjykimin e masave kanë qenë anti-kushtetuese”.
“Në javën e para nuk ka pasur një trajtim duhur dhe të veçantë. Është për tu habitur që Qeveria duke pranuar 1000 teste nga Serbia e ka paraqitur atë si ndihmë humanitare”.
Kurse Valon Ramadani nga VV-ja ka thënë se Asociacioni i Komunave do të vazhdojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë, raporton EO.
“Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë vetëm patën ankesa se javën e parë mirëpo ka qenë diçka e re , mirëpo me kohe janë marr vendimet dhe janë respektuar nga të gjitha komunat e Kosovës”.
“Asociacioni do të vazhdon bashkëpunimi me komunat për rimëkëmbjen e ekonomisë”.
Ai gjithashtu ka kërkuar edhe takim me bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur të Medieve.