Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, pas takimit me bashkatdhetarët dhe përfaqësuesit e diasporës në Kuvendin e Kosovës, ka vlerësuar rëndësinë e mërgatës për Kosovën, duke thënë se ajo ka dhënë kontribut të madh në periudhat më të vështira të vendit, raporton Ekonomia Online.
Lushtaku ka thënë se mërgata nuk duhet të kujtohet vetëm gjatë periudhave zgjedhore, por duhet të ruhet komunikimi dhe bashkëpunimi me të. Ai ka kërkuar edhe përfaqësim më të denjë të mërgatës në Kuvend, përmes vendeve të rezervuara.
“Besoj që çdo aktivitet institucional që ka të bëjë me bashkatdhetarët tanë, me mërgatën tonë, është i rëndësishëm sepse mbi të gjitha mërgata dhe populli ynë janë një dhe sigurisht që bashkarisht kemi qenë në kohët më të vështira sikur në mbështetjen e luftës, sikur në shtetndërtimin e vendit.
Besa, ata janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë sepse aty ku nuk mbërrin edhe ambasada, ku nuk mbërrin edhe fjala e një politikani, mbërrijnë dora e një shqiptari punëtor, dora e një biznesmeni shqiptar që ka arritur me mundin dhe sakrificën e vet. Dhe ne si si mbas kësaj si qytetarë të këtij vendit, pastaj edhe edhe si politikanë, jemi shumë krenarë për mërgatën tonë.
Por sigurisht që këtë mërgatë nuk është mirë vetëm të kemi vetëm në kohën e zgjedhjeve, por të te mirëmbajmë kujdesin, të mirëmbajmë komunikimin, që të ndërtojmë urat e bashkëpunimit dhe të krijojmë edhe ambasadorë të vullnetit të mirë që mund të bashkëpunojmë edhe tutje që të arrijmë që shteti ynë të të ketë një avantazh në në në imazhin ndërkombëtar të të të saj.
Prandaj, çdo takim me mërgatën është i mirëseardhur, por besoj që është mirë të kemi një lloj një lloj përfaqësimi më të denjë të mërgatës edhe në Kuvendin e Kosovës, ku të kemi të vendet e rezervuara që ata të prezantohen dhe të përfaqësohen vetë. Sepse ashtu besoj mundet me u prezantu dhe me u përfaqësu më denjësisht.
Unë vetë kam jetuar në Gjermani dhe për mua vendi i dytë apo shtëpia e dytë është Gjermania, sepse në kohët më të vështira, në ’93-n, ’94-n, kanë qenë ata që na kanë hapur dyert. Dhe prandaj me krenari thashë që Gjermania është për mua vendi apo shtëpia e ime e dytë. Por besoj edhe për shumë shqiptarë që jetojnë në mërgatë, vendi i tyre, qoftë Gjermania, Zvicra apo kudo qoftë që e kanë mirëpritur dhe kanë krijuar shtëpinë e tyre aty, besoj që për ata është shtëpia e dytë. Por shtëpia e parë gjithmonë do të mbetet Kosova edhe për bashkatdhetarët tanë. Prandaj, me dyer të hapura gjithmonë në shtëpinë e tyre janë të mirëseardhur.”



