Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, në ditën e Presidentit ka thënë se në këtë ditë, askush nuk meriton të përmendet më shumë se sa Hashim Thaçi.
Lushtaku në postimin e tij në Facebook, ka shtuar se Thaçi është president i të gjitha proceseve.
Tutje, ai ka shtuar se liria, pavarësia dhe shtet ndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm.
“Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi! Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi. Sepse lira, pavarësia dhe shtetndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli!”, ka thënë Lushtaku.