Njëri prej të akuzuarve në rastin e veteranëve, Nuredin Lushtaku, nuk ka qenë në dijeni për aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Speciale. Ai ka thënë se lajmin e ka marrë para pak minutash nga mediat – por jo në mënyrë zyrtare.
“Kurrfarë lajmi s’kam marrë akoma, nuk më ka lajmëruar askush për asgjë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Nuk e di si mundet me qenë vendim i drejtë i Prokurorisë kur nuk kam marrë asnjë informacion prej saj. Po informohem nga mediat”.
‘Nuk më ka ngritur aktakuzë kurrë askush, veç kam dhënë dëshmi të Prokurori se si po ecën procesi por nuk më ka treguar që kam padi askush. Unë e kam thënë edhe herën e parë: nëse ka fajtor këtu në këtë proces, është Qeveria ajo që ka bërë kësi ligji”.
“Komisioni s’është fajtor. Qeveria e ka bërë ligjin”.
“Jam i gatshëm të jap llogari për brigadën time, nuk jap përgjegjësi për veteranët e Kosovës, por vetëm për brigadën 114. Nëse ka probleme në këtë brigadë jap përgjegjësi, ligji ua ka mundësuar me u rritë numri i veteranëve – ‘politika të poshtra’.