Lushtaku propozon që Kurtit, Haxhiut e Sveçlës t’u bëhet testi i drogës

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet t’u bëhet testi i drogës kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Kjo pasi sipas Lushtakut të tre po bëjnë veprime të shfrenuara.

“Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim!  Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë. Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë”, ka shkruar Lushtaku në një postim në “Facebook”.

Të ngjashme