Lushtaku: Shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti dhe dorëzim i Osmanit e Kurti para grupeve kriminale

Prishtinë | 10 Dhj 2022 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka kritkuar vendimin e institucioneve për shtyerjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. 

“Akti i sotëm që shtyen mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e  Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. Ky akt është akt tradhtie ndaj kushtetutës sonë. Të thirret urgjentisht mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe këta dy persona të japin llogari para përfaqësuesve të popullit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme