Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se Kosova mund të ketë krizë edhe me mungesën e ujit të pijshëm.
Haziri tha se nëse nuk reagon organi qeveritar për gjetjen e burimeve të ujit, Kosova pas 18 muajsh do të përballet me thatësi ekstreme.
“Nuk është veç problemi i rrymës. Nëse nuk reagon organi qeveritar që është përgjegjës për gjetjen e burimeve të ujit, pas 18 muajsh qytetarët e Kosovës rrezikojnë të përballen me thatësi ekstreme”, ka shkruar Haziri në një postim në “Facebook”.
Kosova aktualisht është duke u përballur me krizën energjetike.
Dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Kështu qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh do të paguajnë më shumë për rrymën e shpenzuar.