Lutfi Haziri hapi fushatën e korrje-shirjeve në Gjilan

Gjilan | 10 Kor 2017 | 16:06 | Nga

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Përlepnicë.

“Janë 300 hektarë me grurë që Komuna i ka subvencionuar. Shpresoj shumë që gjatë kësaj jave të shfrytëzohet koha e mirë për t’u korrur bereqeti. Kjo është buka e një viti që e sigurojnë shumë familje. Shpresoj që edhe grumbulluesit individual të jenë të përgatitur në mënyrë që t’ju shpaguhet puna të gjithë bujqve. Uroj çdo familje për korrje-shirjet dhe uroj që sofra e tyre deri në vitin e ardhshëm të jetë e begatshme”, ka thënë Haziri.

I pari i Gjilanit paoshtu ka konfirmuar se Komuna do të subvencionoj edhe mbjelljet vjeshtore.

“Komuna do të vazhdoj edhe këtë vit subvencionimin në mbjelljet vjeshtore. Përvec kulturës së mbjelljes së grurit dhe misrit, tashmë Gjilani e ka të zhvilluar kulturën e perimtarisë, pemëtarisë dhe pridhimeve tjera në në Gjilan po merr formë zhvillimi bujqësisë si bazë në familje dhe zhvillimi industrisë së lehtë në bujqësië”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme