Lutfi Haziri kërkon zbardhjen e vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 16:51 | Nga

Kryetari i degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, në 12 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe autorët ta marrin denimin e merituar.

Haziri e ka vlerësuar lartë Ajetin për guximin dhe profesionalizmin e tij.

“Sot e asaj dite, vrasja e tij mbetet enigmë. Kërkoj nga organet e shtetit që ta zbardhin sa më parë këtë dhe vrasjet tjera dhe autorët ta marrin denimin meritor. Veç në këtë mënyrë eshtrat e Bardhylit dhe të tjerve të pushojnë të qetë. Bardhylin do ta kujtojmë përgjithmonë për guximin dhe kontributin e tij të madh në gazetari e publicistikë”, ka thënë Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme