Lutfi Haziri: Kosova nga sot është në krizë institucionale

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ai ka deklaruar se ky është një lajm i keq për Kosovën, sepse tani shteti është në një situatë emergjente.

Haziri deklaroi se kryesia e kësaj partie janë mbledhur dhe do të dalin me një vendim për këtë.

“Po punoj që kjo mbrëmje të kthehet në pozitivitet në interes të vendit. Apeli im është që vendi të ndërtojë konsesus mes partive që liderët të vijnë në zyre me petkun e burrshtetasit. Për vendimet e mëdha shtrihen duart mes koalicionit.  Po shpresoj që kryeminstri në detyrë do të vazhdojë të na trajtojë si partner koalicioni. Veliu edhe sot është i gatshëm qe vendimin  me nda me partnerin e koalicionit.E kemi situatën e jashtzakonshme, fundja Kosova është në krizë isntitucionale. Vendimi i kryeminstrit nuk zbatohet, Veliu  duhet të qëndrojë në zyre deri në një vendim të qartë” shtoi Haziri.

Sipas tij, lidhur me gjendjen e jashtzakonshme, mbetet të vendos Këshilli për Siguri

“Me të thënë të drejtën me apo kundër po del që ne jemi me shtetin. Ja kemi besuar mandatin kryeminstrit, dialogun dhe kompetencat kushtetuese, dhe e kemi delegu që cdo votë e jona me qenë e bashkuar. Gjendjen për me vlersu është Këshilli për Siguri, aty mbledhen burrat dhe gratë deri në një vendim. Edhe veprimi i presidentit Thaqi është që të inicohet për senacë të jashtzakonshme” deklaroi Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme